WebQuest

Process

 Proceset (Process)

  Për t’i arritur  të gjitha detyrat e cekura më lartë, duhet që:

   - Në sistemin periodik të elementeve kimike nxënësve ua tregojmë se ku ndodhet zinku dhe simbolin kimik të tij, pastaj u tregojmë se në cilin vit dhe kush e zbuloi, u tregojmë se në natyrë zinku nuk gjendet i lirë, por i lidhur në përbërjet e tij dhe se në Koren e Tokës ka rreth 0,0058% Zn në trajtë mineralesh, ku më të njohura janë: sfaleriti (ZnS), zinkiti (ZnO), smitsoniti (ZnCO3) dhe kalamina (Zn2SiO4 ∙ H2O)  dhe se vendet më të pasura  me xeherorë të zinkut janë: Australia, SHBA-të, Kanadaja, Rusia, Meksika, Peru, Japonia, Zimbabve, Maroku, Ballkani, Spanja dhe Suedia.
            sfaleriti(ZnS) – mineral i zinkut                                                                                   

   - vendet më të pasura me xeherore të zinkut.
 

-         Nxënësve u tregojmë se Zinku mund të prodhohet nga sfaleriti (xeheror sulfuror), ose nga smitsoniti (xeheroro karbonat), ku xeherorët së pari bluhen, thahen dhe pasurohen me flotim. Pastaj xeherori i pasuruar futet në furra me mufëll (retortë) ku prodhohet zinku. Nëse përdoret sfaleriti, xeherori në fazën e parë oksidohet:     

2ZnS + 3O2 →  2ZnO + 2SO2
             
     Nëse si lëndë e parëpërdoret ZnCO3, xeherori në fazën e parë kalcinohet:

           ZnCO3 →  ZnO + CO2

     Në të dy rastet fitohet oksidi i zinkut (ZnO), i cili më tej në fazën e dytë, reduktohet me koks dhe me oksid karboni(II):

           ZnO + C →  Zn + CO
           ZnO + Co →  Zn + CO2

-         Vetitë e zinkut
  
  a). Vetitë fizike : zinku është metal me  ngjyrë të bardhë në të kaltërt dhe me shkëlqim metalik. Ka temperaturë të shkrirjes = 419˚C, temperaturë të valimit = 907˚C dhe  dendësi ρ=7,13 g/cm3. Zinku është metal i fortë dhe plastik, në temperaturë të zakonshme është i thyeshëm, por në T=150˚C telëzohet dhe petëzohet me lehtësi.

 b). Vetitë kimike : zinku është metal më aktiv se Fe, Pb, Cu, Ag dhe Au, por është më pak aktiv se Na, K, Mg, Ca dhe Al.  Në takim  me ajrin e lagësht, zinku formon një shtresë të karbonatit bazik të zinkut
(ZnCO3 ∙ Zn(OH)2) që quhet “ndryshku i bardhë”, i cili mbron zinkun nga dëmtimi i mëtejshëm.

1.     Në temperaturë 500˚C, zinku digjet me flakë të kaltër dhe përftohet oksidi i zinkut:
             2Zn + O2 →  2ZnO
2.     Zinku me nxemje vepron me squfurin dhe përftohet sulfuri i zinkut:
        Zn + S →  ZnS
3.     Acidet e holluara dhe bazat veprojnë me zinkun duke e çliruar hidrogjenin:
         Zn + 2HCl →  ZnCl2 + H2
         Zn + H2SO4 →  ZnSO4 + H2
         Zn + 2NaOH + 2H2O →  Na2[Zn(OH)4] + H2

    -  Përbërjet e Zinkut
      Në përbërjet e tij zinku është gjithmonë  2 valent.  Nga përbërjet e tij më    kryesore janë : oksidi i zinkut dhe hidroksidi i zinkut.
      Oksidi i zinkut (ZnO), quhet  edhe „e bardha e zinkut“, përftohet nga bashkimi i zinkut me oksigjen:
              2Zn + O2 →  2ZnO

         
    
        Oksidi i zinkut

   Hidroksidi i zinkut – Zn(OH)2, ka ngjyrë të bardhë dhe fitohet prej ZnCl2 dhe NaOH:
          ZnCl2 + 2NaOH →  Zn(OH)2 + 2NaCl
  

  Hidroksidi izinkut është hidroksid amfoter sepse vepron si bazë dhe si acid.
     Si acid vepron kështu :
         Zn(OH)2 + 2NaOH →  Na2[Zn(OH)4]
            acid            bazë             kripë
     Si bazë vepron kështu :
         Zn(OH)2 + 2HCl → ZnCl2 + H2O
            bazë         acid         kripë

-         Përdorimi i zinkut
    Zinku përdoret për shumë qëllime në shumë degë të industrisë dhe të teknikës edhe atë për : ngjyrëra-pigmente, pllaka të shtypëshkronjave, si material ndërtimor, për galvanizimin e mjeteve me zink, zinkimin e llamarinave të hekurit, për reduktim në metalurgji, për akumulatorë, për bateri të thata etj.  
   

Attachments


File

File

File

The Public URL for this WebQuest:
http://zunal.com/webquest.php?w=31922
WebQuest Hits: 9,955
Save WebQuest as PDF

Ready to go?

Select "Logout" below if you are ready
to end your current session.